Nga Shqipëria / E Enjte 25 Gusht 2022, 18:06

Pa bodyguard, rivali i Florian Markut fotografohet me të moshuarit e Tiranës para ndeshjes

Pak orë larg ndeshjes së madhe në “Air Albania”, ku “Albania King” Florian Marku do të ndeshet me boksierin meksikan Miguel Perra, ky i fundit është fotografuar në Tiranë. 

Kundërshtari meksikan nuk është aq popullor sa Marku, pasi numëron vetëm 900 ndjeksa në Instagram dhe nuk rrethohet nga Bodyguarda.

Ai pas peshimit shihet të jetë ulur në një stol në qendër të Tiranas së bashku me një pjesëtar të stafit të tij, ndërsa u është bashkuar dhe një i moshuar, i cili duket se i jep leksioni se si të godasë në ring.

Ndeshja do të luhet për titullin WBF dhe pritet që një fitore e Markut ta rrisë akoma më tepër në renditje.

Burimi: abcnews