Gerard Pique dhe Clara Chia duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka marrë pjesë me partneren e re në dasmën e një prej miqve të tij më të mirë, Albert Pedret.

Këtë e ka konfirmuar revista “iHola!” në kopertinën e saj, ku shihet qartë çifti teksa ecin dorë për dore.

Clara kishte veshur një fustan të gjatë me vija dhe shumëngjyrëshe, ndërsa Pique me kostum.

Pique duket i vendosur për të nisur një fazë të re në jetën e tij pas ndarjes nga Shakira, me të cilën ka një lidhje prej një dekade dhe ka dy fëmijë: Milanin, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.

