Kobe Bryant do të mbushte 44 vjeç dje, por një aksident ajror i mori jetën më 26 janar 2020 basketbollistit amerikan. Bashkëshortja e tij, Vanessa e ka kujtuar me një postim në Instagram ku krah një fotoje së bashku ka shprehur sa shumë i mungon.

“Gëzuar ditëlindjen, zemër! Të dua dhe më mungon shumë!”, shkroi Vanessa në postimin ku mori urime edhe nga personazhe të njohur.

Kanë kaluar 2 vjet që nga dita kur Braynt, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter ndërsa po udhëtonin për në një turne basketbolli.



