Nga Shqipëria / E Diel 24 Dhjetor 2017, 14:02

Orinda dhe Turi do të bëhen prindër? Flet për herë të parë prezantuesja

Orinda Huta këtë vit u kurorëzua me martesë me te dashurin e saj prej disa vitesh prezantuesin Turjan Hyska. Ajo dhe Turi me një mbrëmje madhështore i  dhanë fund beqarisë në muajin korrik.

Por edhe pse ata kanë vetëm pak muaj të martuar, të shumtë kanë qenë ata që i kanë pyetur se kur do të bëjnë një fëmijë. Në një foto të postuar nga Orinda pak ditë më parë në një pozicion që ajo ka mbajtur, dallohet barku i saj i fryrë, dhe të gjithë kanë filluar të aludojnë se këngëtarja dhe moderatorja është në prije të fëmijës së parë. Komentuesit janë ata që e kanë vënë re si fillim dhe menjëherë i kanë uruar Orindës për shtatzëninë e saj.

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Por një gjë të tillë moderatorja e emisioni ‘Cover’ e ka mohuar sot në një prononcim për ‘Revistën who ‘ku ka treguar se është thjesht fustani që e bënë të duket ashtu.

“I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën do ia provoj që ishte thjesht ‘glitter effect’”, – tha Orinda.

 Burimi: Revista Who

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on