Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Gusht 2022, 14:02

Zhaku bëhet nënë për herë të parë, fotoja e parë me djalin e porsalindur

Inida Gjata Kreuz, e njohur si Zhaku, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto me bebin e personalindur në krahë. Zhaku ka sjellë në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur emrin Amon, që është një emër mbreti hebre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @inidakreuz

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë", është shprehur ajo pak kohë më parë në një intervistë.