Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Gusht 2022, 12:12

'I dhe kuptim jetës time', Shpati bëhet më romantik se kurrë në ditëlindjen e Selvijes

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja janë mjaft aktivë në rrjete sociale ku nuk i kursejnë dedikimet romantike.

Selvija ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe Shpati e ka uruar publikisht. Ai ka publikuar në Instastory një foto pranë saj duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja ime ti që i dhe kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shummmmmm. Jemi me fat që të kemi”, ka shkruar këngëtari.