Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Gusht 2022, 09:09

Rina Balaj shtatzënë për herë të parë? Reperja i bën lëmsh të gjithë

Rina Balaj ka marrë të gjithë vëmendjen me postimin e saj të fundit. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku një kotele ka vendosur putrën në belin e saj.

Një ndër ndjekësit i ka dërguar një mesazh duke i shpjeguar një bestytni, sipas të cilës kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.

Rina e ka publikuar mesazhin në Instastory dhe ka shkruar: Ndihmë! A është kjo e vërtetë? 

Kujtojmë se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie me reperin Sin Boy.