Nga Shqipëria / E Martë 23 Gusht 2022, 22:10

Meta pozon me Kryemadhin nga bregdeti i Jalës: Një dashuri më vete

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto në të cilën pozon pranë bashkëshortes së tij, ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fotoja është bërë në Jalë, ku Partia e Lirisë ka mbledhur këtë vit të rinjtë e saj. 

“Jala Një dashuri më vete,” shkruan ish-presidenti.

Meta kthehet në kampin e Jalës pas 5 vitesh mungesë pasi hoqi dorë nga postet që kishte në LSI dhe veshi kostumin e kreut të shtetit.