Ditën e sotme një grup qytetarësh kanë protestuar në Tiranë për vdekjen e të riut shqiptar, që u dhunua barbarisht në një nga burgjet e Francës dhe u mbajt në jetë nëpërmjet aparaturave.

Pas vdekjes së 23 vjeçarit, të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ana e qytetarëve dhe familjarëve të cilët i kërkojnë shtetit shqiptar që të bëjë të pamundurën që të gjenden fajtorët e vrasjes së të riut.

Ata sot kanë protestuar në shenjë të mbrojtjes së jetës së shumë emigrantëve shqiptar, të cilët keqtrajtohen jashtë.

Mosreagimi i qeverisë ka bërë bashkë të afërm, miq dhe familjarë, fillimisht përpara piramidës dhe kryeministrisë, për t'u nisur më pas drejt Ambasadës Franceze në Tiranë.
Ata me pankarta në duar kërkojnë që të vendoset drejtësi në emër të Florencit.


