Nga Shqipëria / E Martë 23 Gusht 2022, 16:04

Enca bën thirrje: Artistët homoseksual shqiptar të dalin hapur

Enca ka marrë sërish vëmendjen me postimin e fundit. Këngëtarja ka postuar një status ku thotë se ka një mesazh për artistët homoseksual shqiptar, që sipas saj duhet të dalin publikisht.

“Është koha që artistët shqiptarë meshkuj homoseksualë të dalin hapur. Mendoj që na duhet vërtetësi në 2022-in dhe shumë fansa mund të ndiheshin të përkrahur nga të preferuarit e tyre. Mjaft me këtë maskilitet toksik, të rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë. Na tregoni të dashurin e vërtetë. Do isha e para që do përkrahja, sinqerisht", shkruan Enca.