Nga Shqipëria / E Martë 23 Gusht 2022, 16:04

Dua Lipa feston 27-vjetorin thjesht fare

Me siguri prisnit ndonjë super party për ditëlindjen e Dua Lipës, por jo. Kësaj here, ndryshe nga viti i kaluar, këngëtarja ka zgjedhur të festojë sa më thjesht 27-vjetorin. 

Miqtë e saj publikuan disa foto nga festa ku shihet se e kanë surprizuar me një tortë dhe një ambient me tollumbaca që shkruanin “Party time”.

Dua më pas postoi disa foto duke na treguar look-un e saj për ditëlindje, e veshur me një fustan të zi me lejla dhe çizme. Flokët i mbajti lëshuar ndërsa makeup dukej se kishte bërë pak fare. Në kokë mbante një kurorë të lezetshme.