Nga Shqipëria / E Martë 23 Gusht 2022, 16:04

Dj Pm i paska propozuar Sarës, por jo siç donim ne

Dj PM ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Sarën. Fansat mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.

“Ndonjë propozim për Sarën a do të ketë së shpejti PM? Se mezi po e presim”- e pyet një ndjekës ndërsa Dj është përgjigjur duke bërë shaka: “Po do të ketë, madje për të mos gënjyer, i kam propozuar: A do ia ndrojmë vendin televizorit. Nuk e di shikojmë me kohën”.

Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë.