Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet u mbajt sot ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që ajo i solli Shqipërisë.

Gegës iu dorëzua sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
