Nga Shqipëria / E Martë 23 Gusht 2022, 13:01

U arrestua me drogë, dënohet me burg reperi i njohur

Reperi i njohur Fetty Wap është shpallur fajtor për shpërndarjen dhe posedimin e substancave të narkotike. Reperi u deklarua fajtor të hënën (22 gusht) në gjykatën federale në Central Islip në Long Island, pasi u arrestua për herë të parë në tetor për përfshirjen e tij të raportuar në një rrjet mbarëkombëtar të trafikut të drogës. Ai tani po përballet me një dënim minimal prej pesë vitesh.

Në tetor, reperi “Trap Queen” ishte një nga gjashtë personat e akuzuar për “komplot për të shpërndarë dhe poseduar substanca narkotike”, sipas një njoftimi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA.