Sara Hoxha dhe Ledion Liço që në momentin që pranuan lidhjen e tyre janë bërë shpesh pjesë e lajmeve rozë. Dyshja vitin e kaluar u bënë edhe prindër për herë të parë të një djali që ja vendosën emrin London Noor. Edhe pse ata nuk realizuan një dasmë mesa duket planet për celebrim nuk i kanë lenë pas, pasi sipas Sarës së shpejti do të ketë një të tillë.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush luan’ ku dhe ka tregua se ajo dhe Ledioni janë në prag të martesës, por nuk ka zbuluar më shumë detaje për sa i përket ditës ose muajit, po me shumë siguri dasma do të realizohet në 2018-ën .

Ata gjatë dasmës së tyre, që pa diskutim do jetë dasma e vitit, do të kenë të pranishëm edhe djalin e tyre London Noor që me shumë siguri do e bëjë dasmën edhe më të veçantë.





