Shakira është me nerva pasi Gerard Pique doli publikisht me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti. Pique u kap mat me Claran gjatë një koncerti dhe kjo është dalja e tyre e parë në publik, tre muaj pasi Gerard u nda nga Shakira.

Një burim tha për "The Sun": “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.
Ata shtuan: “Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e mediave sociale të Clara-s në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotot e saj”.
Ndërkohë prezantuesja Laura Roige tregoi: "Kam parë shumë dashuri mes tyre, do ta lëndojë shumë Shakirën, sepse ky është një Gerard Pique që nuk e kemi parë kurrë. Nuk e kam parë kurrë kështu me këngëtaren”. Burimet pretendojnë se Shakira është 'shumë e inatosur duke parë në publik babanë e fëmijëve të saj me të dashurën e tij'.

Thuhet se ata kishin një pakt në të cilin nuk do të shfaqeshin në publik me partnerët e tyre gjatë vitit të parë që nga ndarja.

