Nga Shqipëria / E Hënë 22 Gusht 2022, 16:04

'Nuk mund ta përballoj...', vajza e ish-deputetes së PD-së i jep fund lidhjes

Modelja Ada Deda dhe vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, ka ngritur dyshime se ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj me djalin misterioz. Ada nuk e ka bërë kurrë publik identitetin e të dashurit të saj me të cilin ka thënë se është shumë e dashuruar.

Ada ka ndarë në Instastory një bisedë ku thuhet: “Ne nuk mund ta bëjmë këtë, nuk mund të shkojmë në shtrat të mërzitur me njëri tjetrin.”

Vajza e ish-deputetes i ka shtuar dyshimet duke postuar edhe një story tjetër, ku shkruhet: “Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemre”.

Gjatë një interviste për "Glamour Zone", të dhënë kohë më parë, Ada u shpreh:  “Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm. Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë".