Nga Shqipëria / E Diel 24 Dhjetor 2017, 12:12

Detajet nga festa luksoze e 50-vjetorit të Saimir Manes, hoteli dhe të ftuarit

Ditën e djeshme  u përhap lajmi se Saimir Mane një nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri për 50-vjetorin e tij të lindjes, kishte vendosur të mblidhte disa nga familjet më të pasura në Shqipëri dhe të realizonte një udhëtim drejt Stambollit.

Sipas ‘Tiranapost.al’, Mane ka vendosur që të ftuarit e tij të akomodohen në një ndër hoteleve më  luksoze në Turqi i cili quhet “Çirgan Palace Kempinski Instanbul” ku të gjithë të ftuarit janë dërguar drejt tij me anë të një charteri.

Sipas tyre, me anë të një kërkimi në Google një natë në këtë hotel kushton diku tek 450€, ndërkohë sipas postimeve nga disa nga të ftuarit rezulton se të pranishëm  kanë qenë edhe Lori Hoxha, Ledioni dhe Sara Hoxha të cilët kanë postuar foto të ndryshme nga pamja e tyre mjaft klas, që përshtatet shumë me ambientin luksozë të hotelit.

Ndërsa për të argëtuar miqtë e tij Saimir Mane ka ftuar djemtë e ‘Threedots’  për të siguruar një muzikë të mirë në këtë përvjetor të lindjes.

 

Për ditlindjen e shokut të klasës duke mësuar veseð?¤ 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on