Nga Shqipëria / E Hënë 22 Gusht 2022, 13:01

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçar, kapet 38-vjeçari në Bathore

Një 38 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçar. 38-vjeçari, A.D, është banues në Bathore.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçar.