Nga Shqipëria / E Diel 24 Dhjetor 2017, 12:12

Arsyeja pse Ledri ka refuzuar Iggy Azalea për bashkëpunim, do t’ju habisë

Faton Shoshi është menaxher jo vetëm i Era Istrefit që tashmë ka marrë një famë ndërkombëtare por edhe i reperit Ledri Vula, i cili në Shqipëri është një ndër këngëtarët më të paguar në treg.

Ai ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka treguar se si Ledri Vula ka refuzuar një bashkëpunim me një nga reperet më të njohura në botë, sepse kurrë nuk ka aspiruar famën ndërkombëtare.

Sipas Shoshit,  ai kishte biseduar me menaxherët e këngëtares së njohur Iggy Azalean, që ajo dhe Vula të kryenin një bashkëpunim së bashku por edhe pse ata kanë pranuar Ledri e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe kjo pasi ai preferon më shumë të jetë i njohur në tregun vendas sesa në atë ndërkombëtar.

"Ledri nuk ka pranuar se nuk do të testojë tregun amerikan. Unë kam qenë në Los Angeles me menaxherin e Iggy Azaleas dhe bisedova që Ledri të ketë një bashkëpunim. Ata pranuan, arrita marrëveshjen por Ledri tha që jam mirë me tregun shqiptar dhe atë të Kosovës, nuk kam pretendime të iki jashtë, e ndjej veten shumë mirë. Nganjëherë nuk e dinë as artistët vetë por kur e ndjen veten mirë në një vend më mirë të mos rrezikosh dhe të dështosh", ka thënë Shoshi.