Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit një video nga premiera e "I love Tropoja" dhe krahas videos e ka cilësuar veten si "Alfa".

Mirëpo, disa ndjekësve nuk iu ka pëlqyer ky epitet. “Pashë Zotin, çfarë ke bërë ti që je alf a?", i ka shkruar një prej tyre. "As nuk ia ke idenë, mos bëj pyetje!", i është përgjigjur e prerë Arjola.

“Në qofsh edhe ti alfa, nuk e di domethënë", i ka shkruar një tjetër dhe aktorja nuk e ka kursyer ironinë. “Ti je numri i fundit i ndjeksësve të mi a të ndihmon ky fakt", ka replikuar ajo.




