Disa ditë më parë një 27 vjeçare shqiptare në Greqi u plagos me thikë nga një 25 vjeçare, e cila e akuzonte se frekuentohej me bashkëshortin e saj.
Joana mori dy plagë në bark dhe një në krah, por së fundmi ka vendosur të falë 25 vjeçaren.
"Nuk e di pse e bëri këtë, po ta kisha përballë do të kisha folur bukur me të, nuk e di si erdhi dhe më goditi me thikë. Unë dhe burri i saj jemi miq. Nuk ishim në një lidhje romantike dhe as nuk do të kemi. Ajo është falur nga unë se ka dy fëmijë”, është shprehur ajo.
Ndërkohë e akuzuara është ndaluar përkohësisht ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe shkelje të ligjit për armët.
Burimi: Abc News
