Nga Shqipëria / E Diel 21 Gusht 2022, 23:11

E tmerrshme/ 8 vjeçari sulmohet nga tre peshkaqenë gjatë pushimeve

Një djalë tetë vjeçar britanik, Finley Downer, është sulmuar nga tre peshkaqenë gjatë pushimeve në Bahamas. 

Vogëlushi është tërhequr nga uji nga motra e tij Lily dhe është dërguar me urgjencë në spital. Si pasojë e sulmit ai ka marrë plagë të thella në këmbë.

Babai i tij Michael, 44 vjeç, e ka përshkruar ngjarjen si një skenë nga filmat horror. “Djali im mund të ishte vrarë. Ishte si një skenë e filmave horror”, ka thënë ai për "The Sun". Downer është shprehur se ai dhe familja e tij kishin parë peshkaqenë duke notuar mes një turme njerëzish në një lagunë.

Burimi: The Sun