Nga Shqipëria / E Diel 21 Gusht 2022, 22:10

Plas sherri në Sarandë, 3 persona kapen me sende të forta

Në Sarandë ka plasur sherri mbrëmjen e sotme. Shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç janë përfshirë në një konflikt me shtetasin S. D., 53 vjeç. 

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se  për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.