Nga Shqipëria / E Diel 21 Gusht 2022, 15:03

E harroi Shakirën, Pique kapet mat në momente intime me të dashurën e re

Pique është kapur mat me të dashurën e tij të re, Claran. Futbollisti është fotografuar teksa të dy ndodheshin në një koncert.

Mediat spanjolle kanë publikuar disa foto ku ata shfaqen duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje.

Imazhet janë shkrepur të premten në mbrëmje në Puigcerdà.

“Kishte përqafime para të gjithëve. Ai dukej rehat dhe kuptohej që nuk janë në një fazë fillestare”,  thanë dëshmitarët. Lidhja e Pique dhe Clara vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij të bujshme me Shakirën.