Nga Shqipëria / E Diel 21 Gusht 2022, 15:03

Çifti i showbizit japin lajmin e ëmbël, bëhen prindër të një vajze

Çifti i famshëm, këngëtari Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të katërt. Luisana ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti me një postim në Instagram.

“Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo… e vogla jonë Cielo Yoli Rose Bublé. Faleminderit Zot për këtë bekim të pafund, të duam!! Noah, Elia, Vida, mami dhe babi yt”, shkruhet në postim.

Çifti janë prindër të dy djemve, Noah 8 vjeç, Elias 6 dhe tashmë dy vajzave Vida, 4 vjeç dhe Cielo e porsalindur.