Nga Shqipëria / E Diel 21 Gusht 2022, 12:12

U shpall i rrezikshëm me deklaratat e tij për vajzat, Andrew Tate merr 'dënimin'

Influencuesi kontrovers dhe mizogjeni Andrew Tate është ndaluar nga platformat Meta në Instagram dhe Facebook. Tate, një ish-kikboksier, u hoq për shkelje të politikave të Meta "për organizatat dhe individët e rrezikshëm", konfirmoi kompania.

Tate fillimisht u bë i njohur pasi u shfaq në Big Brother në vitin 2016. Ai u përjashtua nga spektakli pasi u shfaq një video e tij duke rrahur një grua jashtë shfaqjes.

Që atëherë, ai ka marrë reagime për postimet e tij nëpër mediat sociale dhe deklaratat shokuese. Tate deklaroi në Twitter në vitin 2017 se gratë i përkasin shtëpisë dhe se viktimat e përdhunimit "mbajnë përgjegjësi" për sulmin e tyre, pas së cilës Twitter e ndaloi atë përgjithmonë nga platforma.

Në një video në YouTube, Tate e përshkroi veten si "absolutisht mizogjen". Ai tha: “Unë jam realist dhe kur je realist je seksist. Nuk ka asnjë mënyrë që të jesh i rrënjosur në realitet dhe të mos jesh seksist.”

TikTok gjithashtu ka ndaluar llogarinë zyrtare të Tate në platformën e tyre dhe po punon për të hequr përmbajtjen e lidhur me të. Videot që përdorin hashtags në lidhje me Tate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë. 

“Mizogjinia është një ideologji e urrejtjes që nuk tolerohet në TikTok,” tha një zëdhënës i TikTok. "Ne kemi hequr videot dhe llogaritë dhunuese për javë të tëra dhe mirëpresim lajmin se platforma të tjera po marrin masa gjithashtu kundër këtij individi."