Ajo gjithmonë është bërë pjesë e lajmeve rozë të cilat gjithmonë kanë aluduar se gazetarja sportive Ilda Bejleri ka qenë e lidhur me futbollistë të ndryshëm si Bekim Balaj, Xherdan Shaqiri etj, por të gjitha këto lajme ajo i ka hedhur poshtë duke u shprehur se me çunat ka thjesht një miqësi të ngushtë.

Ditët e fundit bukuroshja e ekranit ka qenë e përfolur dhe për një lidhje të mundshme me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me të cilin thuhej se madje së shpejti do të nisin edhe bashkëjetesën.

Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ nga Ermal Peci, ku dhe ka pranuar se në fakt ajo është në një lidhje por jo me një futbollist ,duke mos e zbuluar emrin apo profesionin e partnerit.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja"

Gazetari: Po çfarë profesioni ka pasur partneri i saj i fundit?
“I fundit? Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual. Nuk është futbollist” , u shpreh ajo.


