Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa festojnë sot 8 vjetorin e martesës. Mirëpo, kjo ditë e veçantë i ka gjetur larg njëri-tjetrit.

Megjithatë çifti e kanë uruar njëri-tjetrin publikisht. Teksa Gresa ka publikuar një foto nga dasma duke i thënë “Gëzuar Përvjetorin”, Lyrical e ka ripostuar duke i dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime zemër! Edhe pse larg fizikisht, afër në zemër të kam gjithmonë”, ka shkruar ai.




