Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Gusht 2022, 09:09

'Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më', zhduket 14 vjeçari në Vlorë, 4 ditë pa asnjë lajm

Një 14 vjeçar, E.L, nga Vlora është zhdukur që prej 4 ditësh. Nëna e tij ka bërë ditën e djeshme kallëzimin në polici duke thënë se i mituri është larguar nga shtëpia me datë 16 Gusht dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, ka njoftuar policia.