Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 22:10

Po bëhet baba për herë të parë, Dagz nuk mund të ishte më i ëmbël se kaq (Foto)

Einxhel dhe Dagz do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë çifti e tashmë fotot në rrjete sociale nuk kanë të sosur.

Vetëm së fundmi Einxhel ka publikuar foton më të ëmbël. Në foton në fjalë Dagz shihet duke i puthur barkun e rrumbullakosur.

Gjinia e bebushit nuk është zbuluar ende. Moderatorja ka treguar se e vetmja që e di është motra e Dagzit dhe ajo do ta zbulojë gjatë festës "baby gender reveal".