Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 18:06

A janë ndarë Era Istrefi dhe Faton Shoshi? Reagon më në fund menaxheri

Kohët e fundit lajmet për një ndarje të mundshme midis këngëtares së njohur Era Istrefi dhe menaxherit të saj Faton Shoshit me të cilin ajo ka qenë në një marrëdhënie dashurie, bërën xhiron në të gjitha portalet. Thashethemet u thelluan edhe më shumë kur ata filluan mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Por për këto thashetheme as Era dhe as Fatoni nuk kanë dashur të prononcohen.

Lidhur me këtë temë ka vendosur të flas më në fund menaxheri Faton Shoshi, i cili në një intervistë për ‘Thumb’ ka deklaruar së midis ti dhe Erës ka pasur disa mosmarrëveshje që nga realizimi i këngës ‘RedRum’, të cilat vazhduan derisa çifti i dha fund edhe marrëdhënies personale dhe asaj profesionale.

“E vërteta qëndron se kemi pas disa mosmarrëveshje të vogla kështu që vendosëm që të ndajmë, rrugët tona. Jemi miq, ajo ka vendosur të ndjekë rrugën e saj, unë timen. Tek kënga ‘RedRum ka qenë mosmarrëveshja e parë. Ato donin që të bënim muzikë ndërkombëtare, disi më ndryshe, ndërsa unë doja diçka tjetër”, u shpreh ai.