Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 19:07

Erion Veliaj shkon në Ukrainë dhe takon presidentin Zelensky

Këtë të premte kryebashkiaku Erion Veliaj ka vizituar Ukrainën dhe është takuar me  presidentin Volodymir Zelensky. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Zelensky me anë të një postimi në rrjete sociale. 

Presidenti ukrainas ka pritur delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.

"Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani", është shprehur ai. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????????? ?????????? (@zelenskiy_official)