Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 17:05

Ishte duke kërcyer në klub nate, vdes papritur 26-vjeçarja

Një 26-vjeçare, Francesca Testana ka vdekur papritur teksa ishte në një klub nate. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe mediat italiane bëjnë me dije se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë, por 26-vjeçarja nuk ka arritur të shpëtojë.

E reja vdiq rreth orës 1:30 të mëngjesit teksa ndodhej në klubin e natës El Paso me një grup miqsh dhe motrën e saj.

Motra e të resë ka shkruar një postim në Facebook kundër atyre që bëjnë supozime.

“Vdiq një nënë 26 vjeçare, kaq duhet të thuash. Motra ime nuk ishte e droguar as e dehur, u sëmur. Në një lokal. Sepse po, edhe nënat mund të dalin, kërkoj heshtje dhe respekt për familjen time e cila tani është e shkatërruar.”

“Ndodhi shumë shpejt, ajo ra në tokë ndërsa ishte duke kërcyer”, thanë dëshmitarët. “Stafi ndërhyri menjëherë, por nuk kishte asgjë për të bërë.”

26-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.

Policia ka nisur hetimet për rastin.