Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 17:05

Sherri i shqiptareve për një burrë, 27-vjeçarja zbulon mesazhet kërcënuese nga 25-vjeçarja

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sherrin mes dy shqiptareve, nga ku mbeti e lënduar Joana, 27 vjeç. Një 25-vjeçare shqiptare akuzon Joanën se frekuentohej me bashkëshortin e saj.

Joana ndodhet në spital, pasi ka marrë 2 plagë në bark dhe një në krah. Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin. Sipas saj 25-vjeçarja ishte një grua e sëmurë nga xhelozia, dhe se e kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe herë të tjera. 25-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet greke.