Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 16:04

Sot dita e fundit me temperatura të larta, si do jetë moti ditët në vazhdim

Dita e premte do të jetë e fundit me temperaturë të larta mbi 37 gradë Celsius. Meteorologia Lajda Porja thotë për Meteoalb se ndryshimet termike do të bëhen të ndjeshme duke nisur nga dita e shtunë dhe do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës.

Ndërkohë që do të ketë edhe rrebeshe shiu por ekspertja e motit thotë se nuk do të ketë rrezik për katastrofa apo përmbytje në vendin tonë. Në zonat jugore duke nisur nga mbrëmja e të shtunës, parametri i erës do të forcohet ndjeshëm.

Java e ardhshme do të jetë me reshje dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius.