Këngëtarja e njohur Adelian Ismajli është rikthyer mbrëmjen djeshme në skenën muzikore të Festivalit të RTSH-së, ku ka qenë e ftuar për të kënduar këngën me të cilën ajo performoi në vitin 1997 ‘Zemrën nuk ta fal’.

Në atë vit ajo ka bërë një performancë që i ka habitur të gjithë sepse ishte hera e parë që në skenat shqiptare dilte një këngëtare me veshje të tilla ekstravagante. Pasi Adelina në fund të performancës së saj, doli e veshur me një fustan transparentë, ku i dalloheshin të brendshmet.

Këtë performancë ja ka sjellë ndërmend dhe prezantuesi i festivalit Adi Krasta, por Adelina mesa duket qenka bërë pishman për atë dalje skenike pasi ajo është shprehur se: “Nuk kam si të mos qesh, kur mendoj se ajo që kam bërë në këtë skenë nuk ka qenë aspak serioze,” thotë ajo. Dhe menjëherë pas kësaj ajo këndoi pak nga kënga e saj ‘Zemrën nuk ta fal’, ku e ndërpreu shpejt duke thënë ‘unë s'jam kështu’.

Por mesa duket Adelina nuk ka dhe shumë qejf ta rikujtoj atë skenë edhe pse ajo performancë ishte një veprim i guximshëm nga ana e këngëtares, një veprim që ngeli në mendjen e shumë shqiptarëve që sot e kësaj dite e konsiderojnë si një gjest legjendar.

