Nga Shqipëria / E Premte 19 Gusht 2022, 14:02

Zbulohet fotoja e të dashurës së re të Pique dhe ngjan shumë me Shakirën

Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira. Vajza quhet Clara Chia Marti dhe futbollisti e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.

Por ajo çfarë po i bën përshtypje fansave është ngjashmëria e madhe që 23-vjeçarja ka me Shakirën. 

“The Sun” ka zbuluar dhe imazhin e parë të Clara-s, e cila pasi lidhje me Piquen u bë publike, fshiu llogaritë e saj në rrjete sociale.