Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 17:05

Pak pas ndarjes, ish-gruaja e Blerim Xhemailit plas ‘bombën’ e radhës

Një lajm që bëri bujë pak kohë më parë ishte edhe ndarja midis futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili dhe Erjona Sulejmanit të cilët kishin disa vite të martuar, martesë nga e cila kanë edhe një djalë.

Shkak për këtë ndarje në media u përfol se ishte arsyeja që Erjona e cila në Europianin e Francës u shpall edhe tifozja më sexy, e përdorte mbiemrin e bashkëshortit vend e pa vend.

Por mesa duket Erjona ende nuk e ka kapërcyer ndarjen, pasi ajo së fundi ka rrëfyer marrëdhënien e femrave me futbollistët e njohur.

Ajo është pjesë e emisionit ‘La Capitane’ në Itali ku ka treguar se në fakt sa më shumë lekë të kenë meshkujt aq më shumë tradhtojnë edhe kjo ndodhë pikërisht dhe me futbollistët.

“Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri në të cilën janë paratë dhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbët e futbollistëve, më e vështirë është që ata të rezistojnë” ka treguar modelja.

Më pas ajo ka treguar se shumica e femrave e kanë vetë fajin sepse zgjedhin të martohen me futbollistë të famshëm, vetëm për tu bërë dhe vetë të famshme.

“Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin t’i përkushtohen familjes. Faji është i grave. Ato lidhen dhe martohen me futbollistët e famshëm, vetëm që të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani padyshim është qyteti i eskortave.” ka përfunduar Erjola.