Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku një 25-vjeçare shqiptare ka goditur me thikë bashkëpatrioten e saj 27 vjeçare në afërsi të një pylli. Shkak për këtë është bërë fakti se 27 vjecarja dilte prej kohësh me burrin e 25 vjecares.
Vetë burri, me origjinë shqiptare, iu kishte lënë takim dy vajzave në të njëjtin vend dhe në të njëjtin orar. Në momentin që të dyja po e prisnin ai është zhdukur dhe vajzat janë konfrontuar me njëra-tjetrën.
Aktualisht 27-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja e krimit është shprehur e penduar.
Burimi: Protothema.gr
