Nga Shqipëria / E Enjte 18 Gusht 2022, 16:04

U përleshën për një burrë, dy gratë shqiptare përfundojnë njëra në burg, tjetra në spital

Mediat greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen midis dy grave në Selanik të Greqisë. Mësohet se dy gratë e përfshira në konflikt janë me origjinë shqiptare, shkruan protothema.gr.

27-vjeçarja goditi me thikë bashkëkombësen, pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj. Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar.