Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të dashurit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.

Nëpërmjet postimeve “Twitter” modelja ka shkruar se sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës. Ajo ka treguar se ata kanë qenë të lidhur për 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe bashkëjetonin prej 1 vite e gjysmë.

Gjithashtu modelja me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar.

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të re dhe tani hapur fare ekspozohet në rrjete sociale", shkruan Vesa. Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin”, vazhdon ajo.


Mërgim Berisha është sulmues i Fenerbahçes dhe me fanellën e gjigantëve turq këtë sezon në kampionat është aktivizuar në një sfidë duke shënuar dhe një gol.



