Nga Shqipëria / E Enjte 18 Gusht 2022, 11:11

Dafina Zeqiri në gjendje jo të mirë shëndetësore, këngëtarja e frikësuar nga doktori i saj

Dafina Zeqiri prej kohësh tashmë vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por tani duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

Në një postim në Instastory, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të vizituar gjurin, por është “e frikësuar” të takojë doktorin e saj duke treguar se ai është shumë strikt.

“Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”, shkruan Dafina.