Nga Shqipëria / E Enjte 18 Gusht 2022, 11:11

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet tronditëse që ish-fubollisti i Manchester United i dërgonte partneres pas ndarjes

Ish-futbollisti i Manchester United Ryan Giggs ka dalë para gjykatës pasi është paditur nga ish-partnerja e tij Kate Greville për sulm dhe përndjekje. Gjatë gjyqit u publikuan emaile-t tronditëse që Giggs i kishte dërguar ish-partneres së tij pasi ajo e bllokoi në rrjetet e tjera sociale.

Në disa nga mesazhet që u publikuan në Gjykatën e Manchester, Giggs shkruan: “Kurrë nuk kam dashur dikë tjetër siç të dua ty. Personin me të cilin kam pasur më shumë lidhje nuk e kam më. Këto nuk janë vetëm premtime të rreme. Dua ta them, tani pusho së qeni fëmijë dhe më telefono të lutem. Përndryshe do të të ndjek si i çmendur, dhe ti e di sa i mirë jam në këtë [emoji të buzëqeshur]. Dhe unë do të vij te ti dhe do të futem brenda! Ose do të pres derisa të dalësh. Mezi pres të dëgjoj nga ty, Ryan.” 

Ndërsa në email-et e tjera të dërguara nga ish-ylli i futbollit, ai e përshkruan Greville si një ‘femër të tmerrshme’ duke e përsëritur disa herë urrejtjen e tij për partneren.

“Një femër e tmerrshme, e tmerrshme. Ti nuk e meriton të jesh prind”, shkruan ish-futbollisti. “Jam kaq i çmendur tani sa po e tremb veten sepse mund të bëja gjithçka. Unë në fakt të urrej për atë që më ke bërë. Te urrej. URREJTJE URREJTJE URREJTJE.”

Greville u zhvendos në shtëpinë e Giggs në mars të vitit 2020 pasi Britania u fut në izolim , por ajo e përshkroi kohën e saj të jetesës me ish-menaxherin e Uellsit si ferr’