Nga Shqipëria / E Enjte 18 Gusht 2022, 10:10

'Meshkuj e keni mendjen te bikinit nga mungesa e seksit', Shqipe Hysenaj: Goca, mos e kini zili bukurinë time

Ish-konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj iu është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale që e kanë kritikuar për fotot e saj të fundit nga pushimet ku shfaqet duke pozuar me bikini.

Në një foto të publikuar në Instastory ajo shkruan: “Mos u merrni me fotot e mia, se unë shijoj plazhin në ambient me njerëz të kulturuar që nuk i kanë sytë si govatë. Meshkuj e keni nga mungesa e seksit që iu rri mendja tek bikini, kurse ju goca mos u ndjeni inferiore ndaj bukurisë sime por buzëqeshini jetës. Jeni bërë të gjitha si ato shtrigat.”