Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 16:04

Bebe Rexha reagon për situatën politike në Shqipëri:‘Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës’

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha edhe pse ka shumë vite që nuk jeton më në Shqipëri, ajo ka vendosur të reagojë sot për situatën politike të krijuar në Shqipëri ditët e fundit dhe incidentit të ndodhur në parlament pak ditë më parë.

Pas protestës që opozita realizoi kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, ku pjesa më e komentuar ishte goditja me këpucë nga ana e kryetares së LSI-së në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Për këtë gjë Bebe Rexha e cila është edhe familjare me Monika Kryemadhin, ka reaguar nëpërmjet një statusi, ku mbështet hapur Kryemadhin dhe vë në pah kurajën dhe forcën e madhe që kanë gra si ajo për të ndryshuar  botën.

“Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri.

Ajo ka “thyer mykun” dhe i ka dhënë jo vetëm gratë shqiptare, por gratë anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave të mia. Duke u rritur më kanë thënë që të flas vetëm kur të më flisnin, tani flas kur kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës,”-përfundon statusi i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.