Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Gusht 2022, 21:09

Lezhë/ I ngacmoi gruan, burri godet me shufër hekuri qytetarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën dytësore Lezhë-Milot pranë lagjes Gurra. Abc News raporton se një banor nga lagja Kodër Mulliri në Lezhë, është sulmuar me sende të forta teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes qytetarët kanë lajmëruar policinë, e cila ka dërguar për ndihmë mjekësore të lënduarin si dhe është vënë në ndjekje të agresorit, por ende nuk e ka arrestuar.

Burime për Abc bëjnë me dije se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një femër. Dyshohet se viktima i ka ngacmuar gruan autorit.

Burimi: Abc News