Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Gusht 2022, 10:10

Fejohet ish fituesi i BB, Veseli, kush është këngëtarja që i ka rrëmbyer zemrën

Ish-fituesi i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj ka bërë sot publike lidhjen me Frosina Mujin. Veseli ka publikuar një foto çift duke marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit.

Nga këto komente kuptohet se Veseli dhe Frosina i kanë dhënë fund beqarisë e janë fejuar, edhe pse vetë ish-fituesi deri tani nuk e kishte zbuluar vajzën që i paska rrëmbyer zemrën.

Frosina është me profesion këngëtare dhe ka vetëm pak kohë që e ka nisur karrierën. Epo tani që e bënë lidhjen publike presim më shumë foto nga çifti.