Saimir Mane prej vitesh është një nga emrat që mbanë vendin e parë si një nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri dhe si një i tillë ai meriton edhe një festë të madhe për 50 vjetorin e tij.

Meqë ai ditën e nesërme do festojë një përvjetor, ka vendosur ti qerasi të gjithë miqtë e tij me një dhuratë tepër special. Ai ka mbledhur disa nga personalitetet më të njohura në Shqipëri për ti çuar në një udhëtim në Turqi.

Sipas Xing.al të ftuar në këtë udhëtim ishin familja Frangaj, familja Fevziu, Ermal Mamaqi, familja Hoxha, Agim Zeqo, Enada At'nikolla, Nora Gega, Grigor Joti, Renis Tërshana etj.

Ata do të udhëtojnë drejt Stambollit, ku dhe do të mbahet festa e madhe e organizuar për nder të Manes.


