William Levy u bë shumë i njohur me rolet në telenovelat spanjolle. Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha.

Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group.

